Aksident në Tetovë, ka të lënduar
maqedonia
Aksident në Tetovë, ka të lënduar

Aksident në Tetovë, ka të lënduar

Tetovë, 6 dhjetor - Një aksident që ka ndodhur pak çastesh më parë në afërsi të Komunës në Tetovë, kanë mbetur të plagosur 4 persona njëri me lëndime të rënda.

Sipas informacioneve nga dëshmitarët, në aksidentin e rëndë janë përfshirë dy makina të tipit Golf 4 me targa të Tetovës.

Ekipet e policisë dhe ekipet e ndihmës së shpejtë kanë arritur në vendngjarje. Të lënduarit me ambulancë janë transportuar për në Klinikën e Spitalit të Tetovës.

Ekipet e policisë po kryejnë inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.

© ZHURNAL 06.12.2018, 21:15 | T.E. | 26,779 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."