Presidenti i Ekuadorit: Assange mund të largohet nga ambasada nëse dëshiron
bota
Presidenti i Ekuadorit: Assange mund të largohet nga ambasada nëse dëshiron

Presidenti i Ekuadorit: Assange mund të largohet nga ambasada nëse dëshiron

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno ka thënë se ekziston një “rrugë” për themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Assange që të largohet nga amabasada e shtetit të Amerikës Jugore në Londër ku ka jetuar për gjashtë vjet, nëse ai vendosë të marrë këtë vendim.

Assange ka pretenduar se Ekuadori është duke kërkuar t’i japë fundit azilit të tij dhe ta dërgojë atë në Shtetet e Bashkuara, ku prokurorët janë duke përgatitur një padi penale kundër tij.

Wikileaks ka prezantuar mijëra dokumenta amerikane të klasifikuara në mesin e dokumenteve tjera.

“Ekziston një rrugë për zotin Assange nëse merr vendim për t’u larguar”, ka thënë Moreno në një intervistë për një radio lokale.

Ai ka thënë se Assange ende përballet me burgim në Britani të Madhe për shkelje të lirimit me kusht meqë ai pati kërkuar azil për ta anashkaluar ekstradimin e tij në Suedi, vend në të cilin autoritetet kanë kërkuar ta marrin në pyetje në kuadër të një hetimi për sulme seksuale.

Hetimi më pas është mbyllur, mirëpo Britania ka thënë se ai do të arrestohet nëse largohet nga ambasada.

Moreno ka thënë se dënimi për shmangie të dënimit me kusht “nuk mund të jetë i gjatë”.

Britania është thënë t’i ketë treguar Ekuadorit se burgimi i tij nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë muaj dhe se Assange nuk do të përballet me ekstradim nëse largohet nga ambasada.

Assange në anën tjetër insiston se autoritetet britanike do ta dërgojnë atë në SHBA.

“Nuk më pëlqen prezenca e zotit Assange në Ambasadën e Ekuadorit, mirëpo ne kemi qenë respektues të të drejtave të njeriut dhe duke pasur parasysh këtë gjë ne mendojmë se gjashtë vjet janë shumë për dikë që të mbetet pothuajse i burgosur në ambasadë”, ka thënë ai.

© ZHURNAL 06.12.2018, 20:09 | T.E. | 664 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."