Ukraina i kërkon Perëndimit rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë
bota
Ukraina i kërkon Perëndimit rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina i kërkon Perëndimit rritjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina i ka bërë thirrje dhjetëra ministrave të Jashtëm të enjten të rrisin sanksionet kundër Rusisë, duke akuzuar Moskën për rritje të agresionit kundër Kievit dhe për nxitje të “jostabilitetit dhe pasigurisë” në Perëndim.

Duke folur në një takim të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo Klimkin ka dënuar aneksimin e tri anijeve ukrainase dhe ekipit të tyre së fundmi nga forcat ruse në Krime, duke thënë se me këtë veprim ata kanë shkelur edhe një herë ligjin ndërkombëtar.

“Urgjentisht duhet të sigurojmë një përgjigje të shpejtë ndërkombëtare ndaj këtij akti të agresionit. Deklarimet nuk janë të mjaftueshme. Duhet të ketë veprim”, ka thënë Pavlo Klimkin në mbledhjen vjetore të ministrave të OSCE-së.

“Ne duhet të rrisin koston për Rusinë me sanksione gjithpërfshirëse. Nuk mund të ketë biznes si zakonisht”.

Të 57 kombet e OSCE-së janë tronditur nga qëndrimi ushtarak dhe ai diplomatik në mes të Rusisë dhe Ukrainës, ndonëse të dyja shtetet janë pjesë e këtij trupi mbikëqyrës të sigurisë dhe të drejtave të njeriut.

Mirëpo ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov duket se nuk i ka bërë përshtypje ky mur me kritika, pasi ka falënderuar nikoqirët në Milano për krijim të “atmosferës së ngrohtë” në këtë takim dhe ka hedhur fajin te Ukraina dhe aleatët e saj për tensionet disavjeçare.

“Duke luftuar për dominim, një grup i vogël i shteteve përdorë presionin dhe kërcënimet”, ka thënë Lavrov.

“Kievi është i liruar nga secili ndëshkim dhe i mbrojtur nga të gjithë sponsorët Perëndimorë që justifikojnë të gjitha veprimet e egra të tij”, ka shtuar ai.

© ZHURNAL 06.12.2018, 20:08 | T.E. | 805 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."