INTERVISTË E EURODEPUTETIT FLEKENSHTAJN: Hungaria ta ekstradojë Gruevskin – Orbani e mbron atë se janë të njëjtë!
maqedonia
Intervistë e eurodeputetit Flekenshtajn: Hungaria ta ekstradojë Gruevskin – Orbani e mbron atë se janë të njëjtë!

Intervistë e eurodeputetit Flekenshtajn: Hungaria ta ekstradojë Gruevskin – Orbani e mbron atë se janë të njëjtë!

Shkup, 6 dhjetor - Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Flekenshtajn u takuan në Shkup me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe me nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare.

Në një intervistë për “Nova”, që e transmeton “Zhurnal”, Knut Flecknstein  ka thënë se ka një përshtypje pozitive se mund të sigurohet 2/3 e votave. “Unë besoj se të gjithë do të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre. Mendoj se ata janë të vetëdijshëm se vetëm përmes zbatimit të Marrëveshjes së Prespës Maqedonia mund të ketë një perspektivë euro-atlantike. Përgjegjësia e deputetëve për të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve të Maqedonisë është e madhe dhe shpresoj që ata të jenë të vetëdijshëm për këtë”, tha Flekenshtajn.

Në pyetjen se a mendoni se autoritetet hungareze do të mbeten në vendimin e dhënë për Gruevskin, Flekenshtajn thotë: ”Sundimi i ligjit është një parim themelor i BE-së. Ne presim që të gjitha palët e interesuara të veprojnë në përputhje me rregullat përkatëse pa asnjë politizim, gjë që nënkupton që Hungaria duhet ta ekstradojë Gruevskin. Ai duhet të jetë përgjegjës në kuadër të rendit juridik të Maqedonisë”.

Ai thotë se “kryeministri hungarez nuk mban shumë llogari për sundimin e ligjit, dhe e dyti, miqtë qëndrojnë së bashku”, tha eurodeputeti.

I pyetur se si e vlerësoni rolin e partisë kryesore opozitare VMRO DPMNE në proceset aktuale, ai thotë: “VMRO DPMNE po kalon një proces të vështirë. Ata duhet të veprojnë në interes të vendit dhe perspektivave euro-atlantike, por jo vetëm me gojë. Ky veprim duhet gjithashtu të jetë i dukshëm gjatë votimit të tyre në Kuvend”.

 

© ZHURNAL 06.12.2018, 20:29 | B.L. | 5,384 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."