SHBA ka ndarë 81 fëmijë emigrantë nga familjet në kufirin me Meksikën
bota
SHBA ka ndarë 81 fëmijë emigrantë nga familjet në kufirin me Meksikën

SHBA ka ndarë 81 fëmijë emigrantë nga familjet në kufirin me Meksikën

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, që nga muaji qershor e deri më tani ka ndarë nga familjet e tyre 81 fëmijë në kufirin me Meksikën.

Sipas të dhënave zyrtare të mbledhura nga agjencia Associated Press, që nga 21 qershori kur Trump ka nxjerrë dekretin, zyrtarët amerikanë në kufirin e Meksikës kanë ndarë 81 fëmijë emigrantë nga familjet e tyre.

Prej 76 prindërve që janë ndarë nga fëmijët e tyre, 51 janë recidivist, 10 kanë lidhje me banda, 4 për të cilët ka vendim për arrestim, 9 të shtruar në spital dhe 2 kanë shkelur rregulloret për emigrim.

Në SHBA është e lejuar që zyrtarët e migracionit të ndajnë fëmijët nga prindërit e tyre në kushte të caktuara, si ajo nëse prindërit ballafaqohen me ndonjë aktakuzë të tmerrshme, nëse shqetësohen për shëndetin dhe mirëqenien e fëmijës.

Gjatë politikës së Trumpit të zbatuar gjatë verës për mbajtjen e fëmijëve të emigrantëve ilegalë në qendra të ndara nga familjet e tyre, më shumë se 2 mijë e 400 fëmijë ishin ndarë nga familjet e tyre. Kjo politikë ishte pritur me reagime si brenda ashtu edhe jashtë shtetit.

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:59 | T.E. | 410 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."