ANALIZË Korrupsioni fillon që kur mësuesi i jep një notë të pamerituar një nxënësi!
maqedonia
Analizë Korrupsioni fillon që kur mësuesi i jep një notë të pamerituar një nxënësi!

Analizë Korrupsioni fillon që kur mësuesi i jep një notë të pamerituar një nxënësi!

Shkup, 6 dhjetor - Korrupsioni është ngjitur dhe përhapur në të gjitha poret e shoqërisë. Pushteti dëshiron të luftojnë me të, duhet të krijojë institucione dhe të zgjedhë njerëzit me integritet dhe pa një “librezë partiake”, të cilat nuk do të kërkohen në konkurs. Kjo u njoftua nga ekspertët në konferencën "Shoqëria e çliruar nga korrupsioni", transmeton “Zhurnal”.

Profesoresha Mirjana Najçevska tha se nuk kemi nevojë për ligje të reja, por për zbatimin e tyre. Ajo tha se qytetarët nuk i korruptojnë autoritetet, por ata të fuqishmit janë që i korruptojnë qytetarët. Korrupsioni fillon që nga “këmbët më të vogla.

Kështu korrupsion është çdo notë e pamerituar dhe një dhuratë për mësuesin. Ajo ka këkruar që të hiqet me ligj fjalia “Unë me përgjegjësi më të madhe", duke tëhën se askush nuk punon me përgjegjësi dhe gjithmonë ndodhë e kundërta.

"Për shkak të sjelljes së korruptuar ne marrim frymë këtë ajër. Sepse dikush i lejoi dikujt të ndërtonte një gurore pa leje, i lejoi të ndërtojë godinë pa i përmbushur me rregullat e ndërtimit. Korrupsioni është shumë i rrezikshëm sepse sjell dobi për një numër të vogël të njerëzve dhe pasoja shumë negative për të gjithë komunitetin",  tha profesoresha Mirjana Najcevska.

Kryeministri Zaev shpjegoi se çfarë ka bërë Qeveria në luftën kundër korrupsionit. Përveç ligjeve që do të hapin rrugën për një prokurori dhe gjyqësi të pavarur, po përgatiten një ligj i ri anti-korrupsion dhe konflikt interesi. Dëshmia e kryeministrit se qeveria është e angazhuar për të luftuar korrupsionin është se në 12 muaj ata kanë bërë kursime prej 100 milionë euro, për shkak se prokurimet publike ishin transparente.

Sipas organizatorëve, ekziston një një klimë më e mirë për luftën kundër korrupsionit. Ndihmë presin sektori civil dhe mediat. Ata u kërkuan qytetarëve të inkurajoheshin dhe të raportonin korrupsionin.

Komisioni Anti-Korrupsion në vend nuk funksionon që nga marsi i këtij viti. Pesë nga shtatë zyrtarët e anti-korrupsionit kanë dhënë dorëheqjen pas skandalit se ata ishin ata që keqpërdorën të holla për shpenzimet e rrugës. Përfaqësuesja e Antikorrupsionit ka thënë se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët për të cilat nuk mund të marrin vendime dhe kërkoi nga qeveria  që mos të lejojë përsëri që të ketë korrupsionin në anti-korrupsion.

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:58 | B.L. | 1,899 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."