Aksident zingjiror në Veternik, bllokohet rruga
kosova
Aksident zingjiror në Veternik, bllokohet rruga

Aksident zingjiror në Veternik, bllokohet rruga

Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak çastesh në Veternik të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:30 në lagjen Veternik ka ndodhur një aksident trafiku me dëme materiale, ku janë përfshirë 6 automjete”, ka thënë Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Ndërkaq, të hënën (gjatë kësaj jave), po në të njëjtën rrugë, në Vetrnik kishte ndodhur një aksident zingjiror mes disa veturave, në të cilën janë lënduar 4 persona.

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:41 | T.E. | 455 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."