Vazhdojnë përleshjet në Francë, 146 të arrestuar para një shkolle
bota
Vazhdojnë përleshjet në Francë, 146 të arrestuar para një shkolle

Vazhdojnë përleshjet në Francë, 146 të arrestuar para një shkolle

Gjithsej 146 persona janë arrestuar sot gjatë përleshjeve mes protestuesve nxënësve të shkollave të mesme dhe policisë para një shkolle të mesme në Mant-La Zholi në rajonin e Parisit.

Siç informoi korrespondenti i MIA-s, trazirat kanë ndodhur në afërsi të shkollës së mesme Sen Egziperi, me ç’rast u dogjën dy automobila.

Janë arrestuar të dyshuarit për “pjesëmarrje në tubim të armatosur”.

Sipas burimeve të policisë, të arrestuarit janë transferuar në stacione policore ku do të vendoset për fatin e tyre të mëtutjeshëm, gjegjësisht nëse prokuroria do të parashtrojë padi kundër tyre.

Në vende të tjera në Francë, gjithashtu, ka pasur përleshje në afërsi të disa shkollave të mesme në prag të paralajmërimit për protesta gjatë fundjavës të “jelekëve të verdhë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 19:40 | T.E. | 1,547 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!