Vuçiq: Shqiptarët kanë ndikim të madh në Maqedoni dhe Mal të Zi
maqedonia
Vuçiq: Shqiptarët kanë ndikim të madh në Maqedoni dhe Mal të Zi

Vuçiq: Shqiptarët kanë ndikim të madh në Maqedoni dhe Mal të Zi

Beograd, 6 dhjetor - Shqiptarët kanë ndikim të madh ndaj autoriteteve në Maqedoni, ndërkaq situata është e ngjashme edhe në Mal të Zi, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në programin e mëngjesit në TV Pink me rastin e deklaratës së zëvendëskryeministrit kosovar, Enver Hoxhaj, për krijimin e një pakti joformal antiserb në rajon.

Ajo që Hoxhaj e demantoi titullin, në të cilin thekson se Kosova punon në krijimin e një pakti antiserb, nuk ndërron asgjë, vlerësoi Vuçiq, duke cekur se nëse lexohet intervista, në të qëndron e tërë ajo, esenca është ajo, ndoshta vetëm nuk e ka përdorur fjalën “pakt”.

“A po e bëjnë atë? Dëgjoni, ata kanë 25 për qind shqiptarë në Maqedoni të cilët janë në pushtet. Pa ta nuk ka pushtet në Maqedoni dhe ata kanë ndikim të konsiderueshëm. Në Mal të Zi situata është pak a shumë e ngjashme”, theksoi presidenti serb.

Ai shtoi se në Mal të Zi ekziston fushatë e shprehur antiserbe, e cila për Serbinë është mjaft e rëndë dhe se Serbia po tenton ta evitojë konfliktin me shtetin malazez.

Duke folur për arrestimin e Nebojsha Medojeviqit dhe për rastin me Nikolla Gruevskin, ai tha se nuk ka të drejtë të përzihet në punët e brendshme të vendeve të tjera, por gjithashtu vërejti se nëse shqyrtohen shkaqet për ndjekjen e tyre, Serbia do të dënohej nga e tërë bota, po ta bënte të njejtën.

“Për ne do të thonin se jemi diktaturë, se i ndjekim njerëzit për shkak të fjalës së thënë, madje edhe nëse ajo është shpifje. Mund të ndjekni për kërcënim, por mosni kundërshtarë politik për shpifje”, tha Vuçiq.

Ai përkujtoi se Serbia ka pasur situatë të ngjshme si me akuzimet në llogari të Gruevskit për shkak të blerjes së automjetit të blinduar, kur shërbimi zbulues BIA-s i ndërronte aktet e veta për të siguruar mercedes të blinduar në vlerë prej 600.000 eurove për ish-presidentin Boris Tadiq.

© ZHURNAL 06.12.2018, 18:01 | T.E. | 7,983 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."