Sela takon Shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni
maqedonia
Sela takon Shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni

Sela takon Shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni

Shkup, 6 dhjetor - Sot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela në selinë e OSBE në Shkup ka takuar Shefin e misionit të OSBE-së për Maqedoni, Shkëlqesinë e tij Ambasadorin Klemens Koja.

Kryetari Ziadin Sela e ka njoftuar nga afër ambasadorin Klemens Koja për aktualitetet politike në vend si dhe për kontributin e ASH-së në interes të perspektivës euro-atlantike. Kryetari Sela ka falënderuar Ambasadorin Koja për rolin politik të Misionit të OSBE-së në Maqedoni për vite me radhë si organizatë shumë e rëndësishme që ka kontribuar shumë në jetën politike në Maqedoni për përparimin konstruktiv të raporteve ndëretnike, për përkrahjen për kontributin e OSBE në kuadër të realizimit të reformave në lëminë e zgjedhjeve dhe vëzhgimin e tyre për një proces demokratik zgjedhor. Gjithashtu Kryetari Ziadin Sela i ka kërkuar Ambasadorit Klemens Koja që OSBE, të rris trysninë ndaj Qeverisë për reformat e paralajmëruara në Drejtësi, në luftën kundër korrupsionit si dhe në harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të BE-së.

Ziadin Sela ka informuar Ambasadorin e OSBE-edhe për amendamentet e ASH-së për ndryshimet Kushtetuese duke vlerësuar se kërkesat shqiptarë në Kushtetutë do ta forconin stabilitetin politik në Maqedoni dhe kjo do të përshpejtonte edhe procesin e integrimit në NATO dhe BE.

© ZHURNAL 06.12.2018, 17:40 | T.E. | 2,918 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."