Niveli i papunësisë te të rinjtë arrin në 40 për qind
maqedonia
Niveli i papunësisë te të rinjtë arrin në 40 për qind

Niveli i papunësisë te të rinjtë arrin në 40 për qind

Shkup, 6 dhjetor - Zëri i të rinjve ende nuk po dëgjohet në Maqedoni. Sipas një hulumtimi të një grupi të organizatave për Ballkanik Perëndimor, të rinjtë në institucionet shtetërore në vend përfaqësohen me vetëm 4 %, për dallim nga vendet e BE-së, ku kjo shifër arrin mbi 33 %.

Indeksi që është shtjelluar në kuadër të këtij projekti tregon se në 2-3 vitet e fundit në Maqedoni të rinjtë janë të harruar, shumë vështirë qasen deri tek institucionet dhe sa më shumë vendosin të largohen nga vendi- deklaroi Marjan Ickoski- Mlladiinfo Internacional.

Përfaqësuesi i qeverisë Gjorgji Tasev tha se qeveria po mundohet me çdo mënyrë të mbaj rininë në vend duke shtuar se në fazë finale është përgatitja e draft tekstit për ligjin për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve.

Ne si qeveri mbetemi të përkushtuar në vizionin e të rinjve dhe i mbështesim në çdo aspekt. Pikërisht ambiciet e tyre për ti shpërndarë vlerat e reja mund të jenë kontribut drejt Evropës- tha Gjorgji Tasev- përfaqësues i qeverisë.

Niveli i të rinjve të papunësuar në Maqedoni në vitin 2017 ishte më i larti prej vendeve të Ballkanit me 39.2%.

© ZHURNAL 06.12.2018, 16:06 | D.J. | 2,328 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!