Limaj takon ambasadorin hungarez, e padrejtë që kosovarët të mbahen të izoluar
kosova
Limaj takon ambasadorin hungarez, e padrejtë që kosovarët të mbahen të izoluar

Limaj takon ambasadorin hungarez, e padrejtë që kosovarët të mbahen të izoluar

Prishtinë, 6 dhjetor - Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e tanishme në vend, liberalizimin e vizave, rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Limaj ka theksuar nevojën e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shtuar se tashmë është konstatuar edhe nga Bashkimi Evropian se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe është e padrejtë që qytetarët e saj të mbesin edhe më tej të izoluar.

Sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, zv/kryeministri ka thënë se dy shtetet duhet ta thellojnë bashkëpunimin duke ftuar shtetin hungarez për investime në Kosovë.

Temë e këtij takimi ishte edhe faza finale e dialogut me Serbinë. Dialogu, ka thënë Limaj, është temë nacionale dhe do të duhej një gjithëpërfshirje dhe konsensus sa më i gjerë, në mënyre që marrëveshja përfundimtare të jetë e pranueshme nga të gjithë dhe të jetësohet në praktikë.

Ai ka theksuar se marrëveshja përfundimtare mes dy vendeve për Kosovën nënkupton njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB e mekanizma tjerë ndërkombëtarë.

Ndërkohë ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markuzc, ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë është në të mirë të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Ai ka ofruar mbështetjen e plotë të shtetit hungarez për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Limaj ka falënderuar ambasadorin Markusz për ndihmën që shteti hungarez ka dhënë në vazhdimësi për Kosovën.

© ZHURNAL 06.12.2018, 16:14 | Xh.I. | 346 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!