Ahmeti–Zhbogar: Përgjegjësia për suksesin e procesit ju takon të gjithëve
maqedonia
Ahmeti–Zhbogar: Përgjegjësia për suksesin e procesit ju takon të gjithëve

Ahmeti–Zhbogar: Përgjegjësia për suksesin e procesit ju takon të gjithëve

Shkup, 6 dhjetor - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në takim pune ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, z. Samuel Zhbogar.

Z. Ahmeti dhe Ambasadori Zhbogar folën për procesin e ndryshimeve kushtetuese, reformat sistemore dhe në përgjithësi rreth situatës politike në vend.

Kryetari Ahmeti theksoi para ambasadorit Zhbogar shqestësimet e veta për frymat penguese ndaj suksesit të Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese.

Këto momente vendimtare për vendin dhe rajonin kërkojnë përkushtimin e të gjithëve, institucioneve, partive politike, shoqërisë civile, mediave dhe të tjerë.

Ky proces është i papërsëritshëm dhe është i rëndësisë absolute për sigurimin e rrugës tonë EuroAtlantike.
Lideri Ahmeti prandaj theksoi përgjegjësinë e çdo institucioni në vend dhe të çdo indiividi për të siguruar suksesin e procesit.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:57 | Xh.I. | 1,066 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."