Avokati i Shtetit priti në takim kryeministrin Zaev
maqedonia
Avokati i Shtetit priti në takim kryeministrin Zaev

Avokati i Shtetit priti në takim kryeministrin Zaev

Shkup, 6 dhjetor - Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, Fehmi Stafa, sot priti në takim kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev. Në takim të pranishëm ishin edhe Avokatët e Shtetit të të gjitha rajoneve të Republikës së Maqedonisë.

Avokati i Shtetit i Republikës së Maqedonisë, Fehmi Stafa, shprehu mirënjohjen e tij për faktin që kjo ishte hera e parë që një Kryeministër po realizon vizitë në këtë institucion, që nga pavarësimi i vendit. Ai gjithashtu falënderoi Qeverinë për miratimin e kërkesave paraprake për zmadhimin e kapaciteteve kadrovike të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë,  Zoran Zaev, vlerësoi punën e Avokatit të Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai shprehu gatishmërinë që të ndihmojë Avokatin e Shtetit me të gjitha mundësitë ligjore, në mënyrë që të kryejë funksionin e tij në mënyrë sa më të mirë të mundshme.

Në takim gjithashtu u diskutua mbi kërkesat e natyrave të ndryshme të Avokatëve Shtetërorë. Të pranishmit gjithashtu u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:54 | Xh.I. | 5,750 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Zekiri: Puna shkon për dreq kur Grubi flet për drejtësi; Grubi: Me fjalet tua po ia minuson votat Pendarovskit, më mirë rri heshtë
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Zhurnal mëson Në "spastrimin" e Zaevit do të përfshihen edhe Ministra të BDI-së
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Zhurnal mëson Puçistët sërish në mënyrë joligjore futen në objektin e BFI-së?!