Maqedoni, gratë që ngacmohen seksualisht gjatë punës rrallë padisin
maqedonia
Maqedoni, gratë që ngacmohen seksualisht gjatë punës rrallë padisin

Maqedoni, gratë që ngacmohen seksualisht gjatë punës rrallë padisin

Shkup, 6 dhjetor - Ka një nivel të lartë të ngacmimit seksual të grave në vendin e punës dhe nuk ka mekanizma të fuqishëm për mbrojtjen e gruas. Gruaja viktimë e ngacmimit seksual në vendin e punës rrallë ngre një çështje gjyqësore dhe më së shpeshti bisedohet se çfarë ka bërë ajo dhe a ka provokuar, thonë organizatat joqeveritare që merrem me këtë problematikë. Nga ana tjetër, problemi është se edhe proceset gjyqësore janë të gjata dhe të kushtueshme.

Organizatat joqeveritare rekomandojnë të bëhet analizë gjithëpërfshirëse dhe të shihet nëse ekziston zbatimi i mirë i ligjit dhe nëse ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm mbrojtës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për momentin nuk kemi hulumtime gjithëpërfshirës që tregojnë shkallën e ngacmimit seksual të grave në vendin e punës. Si organizatë qytetare me vendet ballkanike bëjmë hulumtime mbi diskriminimin e grave në vendin e punës që del sa nga gratë janë viktima të ngacmimit seksual”, deklaroi Shashka Iliq nga organizata hulumtuese “Reaktor” para fillimit të debatit të sotëm “Krijimi i një mjedisi të punës për gratë”, organizuar në kuadër të “Dëgjoje” – 16 ditë aktivizëm kundër dhunës mbi baza gjinore.

Sipas ligjit, gruaja viktimë e ngacmimit seksual duhet së pari të kontaktojë punëdhënësin dhe nëse nuk gjendet zgjidhje, ajo ka të drejtën të fillojë proces gjyqësor.

“Sipas të dhënave që i kemi, problemi në këtë rast është se proceset gjyqësore janë të gjata dhe tepër të kushtueshme, por gjithashtu edhe shumë gra nuk guxojnë të ngrisin procedura të tilla. Përveç kësaj, te ne ende nuk kemi kulturë për probleme të tilla të flitet në publik dhe gjithmonë flitet për viktimën, çfarë ka bërë ajo, a ka provokuar”, tha Iliq duke shtuar se nuk ekzistojnë mekanizma të fuqishme për mbrojtjen e grave në vendin e punës nga ngacmimi seksual.

Debati i sotshëm është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Maqedonisë (AmCHam) në bashkëpunim me Ambasadën e ShBA-ve në Republikën e Maqedonisë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 17:00 | Xh.I. | 4,785 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."

 

Më të lexuar
 
Blerim Reka në vitin 2015 në Kongresin tematik të BDI-së: "Presidenti s'ka kompetenca dhe duhet të jetë konsensual"
ZHURNAL MËSON Gjykatësja e vendimit për BFI-në përfundon në spital!
LAJMI I FUNDIT Policia largon me dhunë kryetarin e vetshpallur nga BFI-ja
Milloshoski: Funksionar i lartë në Kuvend kërkon ndryshime në BFI, Grubi: Kryetarin e BFI-së nuk e vendos gjykata!
Kujt ia drejtoi Shekerinska "ofendimin" ? "Paramendoni me kë u deshtë të ulemi të bisedojmë, ndërsa nuk dëshironim as t’i shihnim"!
Rexhepi-Zejd: Opozita shqiptare ka bërë dy mashtrime politike në zgjedhjet presidenciale
Tërmet dridhë Maqedoninë e Veriut
Ekskluzive Dokumenti në të cilin thirren puçistët është “i falsifikuar”, BFI akuzon Muhamed Zeqirin për skenar
Editorial 79.915 vota, dështim apo sukses për Blerim Rekën, ASH-në e Lëvizjen Besa ?!