Taravari mirëpriti kampionin ballkanik Doan Osmani
maqedonia
Taravari mirëpriti kampionin ballkanik Doan Osmani

Taravari mirëpriti kampionin ballkanik Doan Osmani

Gostivar, 6 dhjetor - Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari priti në kabinetin e tij kampionin e dyfishtë ballkanik në karate U21, Doan Osmani.

Duke ia uruar suksesin e radhës karateistit nga Raveni i Gostivarit, Taravari tha se sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në botë dhe se është i bindur që në të ardhmen Doani dë të shënojë rezultate të lakmueshme edhe në nivel evropian dhe botëror.

“Vazhdimisht e theksoj se sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në vende të ndryshme. Në fushën e karatesë, krahas Berat Jakupit, tashmë kemi edhe ambasadorin e dytë, pra Doan Osmanin, i cili si njëzet vjeçar ka para perspektivën në sportin e  karatesë. Uroj që në të ardhmen të krijojë një karrierë akoma më të suksesshme dhe të përsëritë suksesin e Berat, e pse jo edhe ta tejkalojë, për çka do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të Komunës së Gostivarit”, u shpreh kryetari Taravari.

Doan Osmani tha se ndjehet i respektuar që është mysafir I kryetarit Taravari dhe në pika të shkurta e njoftoi atë me karrierën e tij sportive.

“Me karate merrem që nga vegjëlia, respektivisht që nga viti 2004. Kam fituar rreth dhjetë medalje në konkurrencë të moshave të ndryshme. Titullin kampion ballkanik në U 21 e fitoj për të dytin vit me radhë, vitin e kaluar në Herceg Novi të Malit të Zi dhe sivjet në Dubrovnik të Kroacisë. Tash po përgatitem për kampionatin evropian që vitin e ardhshëm do të mbahet në Danimarkë”, u shpreh Doan Osmani.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:42 | Xh.I. | 1,481 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."