Ndotja e ajrit, Makraduli: Кryesojnë amvisëritë dhe institucionet
maqedonia
Ndotja e ajrit, Makraduli: Кryesojnë amvisëritë dhe institucionet

Ndotja e ajrit, Makraduli: Кryesojnë amvisëritë dhe institucionet

Shkup, 6 dhjetor - Sipas tij, sasia e naftës që harxhohet nga institucionet publike për ngrohje, e sidomos në shkolla dhe çerdhe, është jashtëzakonisht e madhe, kjo jo vetëm që shton shpenzimet, por shton edhe nivelin e ndotjes së ajrit.
 
“Të dhënat flasin se për shembull në një çerdhe në qendër të qytetit në periudhën e dimrit harxhohen 20 tonelata naftë dhe çmimi, siç e dini, është 50 denarë. Për dhjetë herë më lirë këtë mund ta bëjmë me invertor apo burime tjera energjetike”,- tha zëvendësministri i ambientit jetësor, Jani Makraduli. 
                                                       
Makraduli apelon te pushteti lokal që në buxhetet për vitin 2019 ta parashohin edhe implementimin e planit për ajër të pastër.  
 
“Qindra shtëpi do të kenë mundësi t’i zëvendësojnë burimet e tyre të ngrohjes me burime ekologjike dhe do t’u ofrojmë edhe invertor dhe shpresoj t’i pranojnë. Më vjen mirë që derisa është në rrjedhë e sipër shpallja për subvencionimin e ngrohjes me peleta ka interesim të madh në Ministrinë e Ekonomisë. Më vjen mirë që qytetarët po e kuptojnë situatën”,- tha zëvendësministri i ambientit, Jani Makraduli.
 
Javën e ardhshme do të mbahet edhe një konferencë donatorësh, ku autoritetet presin të marrin mbështetje për planin për ajër të pastër, i cili është vlerësuar pozitivisht edhe nga programi i OKB-së për ambientin.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:33 | D.J. | 601 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."