Putin: Nëse Amerika ndërton raketa, ashtu do bëjmë edhe ne
bota
Putin: Nëse Amerika ndërton raketa, ashtu do bëjmë edhe ne

Putin: Nëse Amerika ndërton raketa, ashtu do bëjmë edhe ne

Rusia do të ndërtojë raketa të ndaluara në bazë të një marrëveshje të realizuar gjatë Luftës së Ftohtë po që se SHBA-të janë pjesë e këtij pakti, ka paralajmëruar presidenti rus Vladimir Putin.

Komentet e tij vijnë pasi NATO-ja akuzoi Rusinë se tashmë e ka shkelur marrëveshjen për Forcat Bërthamore të Rangut të Mesëm (INF).

E nënshkruar në vitin 1987 nga SHBA-të dhe BRSS-ja, kjo marrëveshje ndalon përdorimin e raketave të rangut të mesëm për të dyja vendet.

Mirëpo, Putin ka thënë se këto akuza janë një pretekst për SHBA-të që të largohen nga kjo marrëveshje.

Ai gjithashtu ka thënë se shumë vende të tjera kanë zhvilluar armë të ndaluara me marrëveshjen INF.

“Tani duket që partneret tanë amerikanë besojnë se situata ka ndryshuar aq shumë sa që ata duhet gjithashtu të kenë armë të tilla. Cila është përgjigja jonë? E thjeshtë – në qoftë se ata e bëjnë këtë, do ta bëjmë edhe ne” ka thënë Putin.

Presidenti amerikan Donald Trump, më parë ka deklaruar se Amerika do të largohet nga marrëveshja për shkak të veprimeve të Rusisë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:21 | Xh.I. | 602 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."