Kush e shtrenjtoi bukën?
maqedonia
Kush e shtrenjtoi bukën?

Kush e shtrenjtoi bukën?

Shkup, 6 dhjetor - Vetëm një lloj i bukës është shtrenjtuar, edhe atë nga ana e tre kompanive nga Shkupi dhe një nga Tetova, thonë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit duke shtuar se vendim i atyre, e jo nga shkaku i trendit ekonomik të Maqedonisë.

Bëhet fjalë për shtrenjtim prej 15 deri 18 denarë për copë dhe nga Ministria konsiderojnë se shtrenjtimi është bërë për shkak të shtrenjtimit të berzës të grurit dhe nga rritja e çmimit të miellit.

Nga Ministria gjithashtu shtojnë se prodhuesit më të mëdhenj mbeten në çmimin e njëjtë të bukës dhe kërkuan që të mos bëhen manipulime në opinion.

“Nëse vjen në rritje drastike të çmimeve edhe për llojet tjera të bukës, që do të ndikonte në shtrenjtimin e standardit jetësor, Ministria menjëherë do të intervenojë përmes Agjencisë për rezerva të mallrave, e cila pas korrjeve ka bërë furnizim prej 13.000 tonë grurë. Në atë mënyrë do të intervenohet në stabilizimin e çmimit të bukës. Grupi i nënsektorit në kuadër të Ministrisë tashmë ka bërë analiza, është duke e ndjekur gjendjen e tregut dhe këtë javë do të mbajë mbledhje me prodhuesit e grurit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 14:52 | D.J. | 1,610 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."