Kocias: Nëse do të isha në pushtet do t’ia “tërhiqja veshët” Zaevit
maqedonia
Kocias: Nëse do të isha në pushtet do t’ia “tërhiqja veshët” Zaevit

Kocias: Nëse do të isha në pushtet do t’ia “tërhiqja veshët” Zaevit

Shkup, 6 dhjetor - Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias ka folur sot për politikat e kryeministrit Zoran Zaev. “Zaevit do t’ja tërhiqja veshin në të gjitha mënyrat, edhe nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian dhe nga Nimici.

Nimic u aktivizua dhe mirë bëri dhe e përkujtoi se shkel dy pika nga Marrëveshja e përkohshme dhe nga Marrëveshja e Prespës”, tha Kocias, duke iu përgjigjur pyetjes se çka do të bënte nëse ishte ende ministër, njofton korrespodentja e MIA-s nga Athina. 

Ai shtoi se dy punë janë të rëndësishme në Marrëveshjen nga Prespa dhe e lexoi nenin nga marrëveshja se asnjë nga vendet nuk do të përzihet në punët e brendshme të palës tjetër.

© ZHURNAL 06.12.2018, 14:50 | D.J. | 2,345 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."