SHM e ARM-së: Informacione të rrejshme janë ato se ARM-ja ishte e përfshirë në “27 Prill”
maqedonia
SHM e ARM-së: Informacione të rrejshme janë ato se ARM-ja ishte e përfshirë në “27 Prill”

SHM e ARM-së: Informacione të rrejshme janë ato se ARM-ja ishte e përfshirë në “27 Prill”

Shkup, 6 dhjetor – Shtatmadhoria e Armatës së Republikës së Maqedonisë i mohon informacionet për çfarëdo lloj përfshirje të ARM-së në ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar duke i vlerësuar si informacione të rrejshme . Potencon se qëndron në dispozicion që në tërësi t’i prezantojë të gjitha të dhënat dhe të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha institucionet kompetente me çka përfundimisht do të vihet fund në interpretimet e   mëtutjeshme spekuluese me të cilat dëmtohet imazhi i Armatës.

 

Në ekzistimin e deritanishëm të ARM-së, potencojnë nga SHM, në tërësi zbatohen parimet dhe procedurat e vendosura në hierarkinë dhe koordinimin përgjatë komandimit, me çka veprohet në bazë të kompetencave ligjore dhe rregullave të përcaktuara rreptësisht të cilat e rregullojnë këtë lëmi.

Ata potencojnë edhe se të gjitha mediet para publikimit të këtyre lajmeve në të cilat përmendet ARM-ja, informacione të besueshme mund të marrin  nga zyra për marrëdhënie me publikun në SHM të ARM-së, e cila siç thonë, në mënyrë sa më transparente do t’ua dorëzojë të gjitha informacionet për të cilat janë të interesuara.

© ZHURNAL 06.12.2018, 14:24 | D.J. | 1,667 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."