Haradinaj i përgjigjet NATO-s për transformimin e FSK-së
kosova
Haradinaj i përgjigjet NATO-s për transformimin e FSK-së

Haradinaj i përgjigjet NATO-s për transformimin e FSK-së

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri Ramush Haradinaj, i është përgjigjur paralajmërimeve të NATO-s për pasoja, në rast se ndodhë transformimi i FSK-së.

Haradinaj tha sot në Kuvend Ushtria do të kalojë  me 14 dhjetor në mënyrë të dinjitetshme.

“Krijimi i Ushtrisë të Kosovës, mandatimi javën që vjen me 14, është proces i brendshëm, vendim sovran i vendit, është në përputhje me kushtetutën tonë, e cila është një ndër më të avancuarat në botë. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe në vendimet e veta për Kosovën, mirëpo, Kosova është e sigurt që asnjëherë nuk do të rrezikojë marrëdhëniet me NATO-n. Kemi plotësuar kushtet bazike për të quar para me ushtrinë tonë”, tha Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj shtoi se ushtria e Kosovës do të ofrojë siguri.

© ZHURNAL 06.12.2018, 13:07 | Xh.I. | 483 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."