Reagon Musliu pas informatës se është përcjellë nga shërbimet
maqedonia
Reagon Musliu pas informatës se është përcjellë nga shërbimet

Reagon Musliu pas informatës se është përcjellë nga shërbimet

Shkup, 6 dhjetor – Pas informatës se është përcjellë nga pjesëtarët e DSK, ka reaguar edhe vet analisti Albert Musliu.

“Jam i shqetësuar edhe pse mund të paramendoj se në çfarë skajshmërie ka mundur të shkojë regjimi i kaluar. Megjithatë ky është një shqetësim, si për mua, ashtu edhe për familjen time dhe bashkëpunëtorët e mi. Prandaj do të përdorë të gjitha mundësitë institucionale dhe gjyqësore që përgjegjësit të ndëshkohen dhe të gjejë satisfaksionin tim personal”, është shprehur Musliu, transmeton Koha.mk

© ZHURNAL 06.12.2018, 13:25 | Xh.I. | 5,795 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."