Zemaj: Çka po ndodh me tërheqjet e njohjeve
kosova
Zemaj: Çka po ndodh me tërheqjet e njohjeve

Zemaj: Çka po ndodh me tërheqjet e njohjeve

Prishtinë, 6 dhjetor - Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se është shqetësuese tërheqja e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Republikan e Kosovës, pasi përveç dobësimit si shtet, ka rrezik permanent të zërit të shteteve që janë kundër vendit tonë.

Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se qeveria dhe Ministria e Punëve të jashtme, nuk po jep përgjigje korrekte për tërheqja e njohjeve nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Zemaj: Rrezik permanent nga zërat e shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës

“Është shqetësuese, më tepër se sa shqetësuese është fenomeni që nëse vazhdon me këtë tërheqjeje të njohjeve nga shtetet që e kanë njohur Republikan e Kosovës, atëherë neve po rrëshqasim jo vetëm në dobësim por edhe në atë që e kemi quajtur rrezik permanent të zërit të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës dhe fenomenit tjetër të diplomacisë serbe e cila po mbizotëron mbi punën dhe aktivitetit 10 vjeçar të shtetit dhe të diplomacisë Kosovare, andej ne thërrasim që të kemi përgjigje“, ka thënë ai.

Ai foli edhe për një rrezik me të cilin po kërcënohet rinia e Kosovës.

Zemaj: Fëmijët po kërcënohen nga trafikantët e drogave

“Rinia e Kosovës, nxënësit në Republikën e Kosovës çdo ditë po kërcënohen nga trafikantët e drogave dhe shpërndarësit e tyre. E lus Qeverinë e Kosovës, i bëj thirrje ministrisë së punëve të brendshme që ta shtoj aktivitetin mbikëqyrës rreth shkollave fillore dhe të mesme dhe nxënësit dhe fëmijët tanë mos bien pre e këtyre që çdo ditë e më shumë po e rrezikojnë të ardhmen tonë“, tha ai.

Sipas tij, Kosova nuk është më vetëm vend transit por edhe përdorues, që po e shkatrrën të ardhmen e Kosovës.

© ZHURNAL 06.12.2018, 13:11 | Xh.I. | 512 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."