Parimi Banditerit në Gjykatën Kushtetuese, Eksperët: Nevojitet vullnet politik
maqedonia
Parimi Banditerit në Gjykatën Kushtetuese, Eksperët: Nevojitet vullnet politik

Parimi Banditerit në Gjykatën Kushtetuese, Eksperët: Nevojitet vullnet politik

Shkup, 6 dhjetor - Me ndryshimet Kushtetuese që ndodhën në Republikën e Maqedonisë në vitin 2002, të cilat u imponuan nga Marrëveshja e Ohrit dhe ku ndryshojë karkateri i shtetit, në amandamentin 22 të Kushtetutës u fut edhe vendimmarrja me parimin e Banditerit për vendimet të cilat i sjell Kuvendi e që kanë të bëjnë me entikumet që nuk i takojnë popullit maqedonas, shkruan Zhurnal.

Duke u nisur nga fakti se Gjykata Kushtetuese është organi më i lartë i cili kujdeset për kushtetueshmërin e të gjitha ligjeve që i voton Kuvendi, ekspertët dhe njohësit e çështjeve politike thonë se është e udhës që ky parim të aplikohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Eksperti juridik Naser Ziberi në një pornoncim për Zhurnal thotë se është më se e nevojshme që parimi i Banditerit të futet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

"Parim i i Banditerit është më se e nevojshme që të futet edhe në Gjykatën Kushtetuese. është nevojë e madhe. Por për gjithë këtë proces për të cilin nevojiten edhe ndryshime Kushtetuese duhet edhe vullnet politik", deklaroi për Zhurnal, naser Ziberi, ekspertë juridik.

Nga ana tjetër, Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë shqiptarë thekson se parimi i Badinterit duhet të vlejë jo vetëm për Gjykatën Kushtetuese, jo vetëm për gjykatat dhe sjelljen e disa ligjeve dhe kategorive juridike, Badinteri duhet të vihet në zbatim në të gjithë institutet dhe institucionet e vendit ku preken interesat e shqiptarëve, që nga abetareja deri tek Akademia e Shkencave dhe jo vetëm.

"Mosbatimi i Badinterit në të gjitha nivelet dëshmon një majorizim të maqedoasve dhe kjo është pengesa kryesore për degradimin e demokracisë dhe regresin e proceseve demokratik, edhe pse vendi ka ecur me reformat në letër, por, praktika e demanton shkaku i majorizimit dhe mentalitetit hegjemon dhe unitarist të klasës politike maqedonase", deklaroi për Zhurnal, Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike.
Përndryshe, në bazë të amandamentit 22 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, parimi i banditerit vlenë vetëm në Kuvendin e Maqedonisë kur miratohen ligje me prefiks etnik dhe nëpër Komuna. Sipas ekspertëve ky parim edhe pse i mirë për shtete multi-etnike siç është Maqedonia, nuk duhet të kufiozohet vetëm se në sallën e Parlamentit dhe komunave, por duhet të zgjerohet zbatimi i tij.

© ZHURNAL 06.12.2018, 12:30 | D.J. | 5,990 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."