27 prilli, Ninxha: Damovski, Durllovski dhe Betmen u kontrolluan nga VMRO-ja
maqedonia
27 prilli, Ninxha: Damovski, Durllovski dhe Betmen u kontrolluan nga VMRO-ja

27 prilli, Ninxha: Damovski, Durllovski dhe Betmen u kontrolluan nga VMRO-ja

Shkup, 6 dhjetor - Seanca në Gjykatën Penale për ngjarjet e 27 prillit ka vazhduar me dëshminë e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski-Ninxha. Ninxha sot më herët kishte folur për lidhjet e tij me DSK-në, ndërsa gjykimi vazhdoi me dëshmitë e tij për protestat e organizuara me 17 dhjetor të vitit 2016 para Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe për protestat e “Për Maqedoni të bashkuar”.

Në shkurt filluan protestat e “Për Maqedoni të përbashkët”, të udhëhequr nga udhëheqësit fiktivë: Boris Damovski, Igor Durllovski, Batmeni dhe Vllado Jovanovski, u kontrolluan nga strukturat e VMRO-DPMNE-së” tha Aleksandër Vasilevski-Ninxha.

Ninxha tha se kishte marrë detyrë nga drejtori i atëhershëm i DSK-së, Vlladimir Atanasovski në prani të një agjenti të fshehur të zhvilloj një bisedë me Igor Jug për të zbuluar nëse ai ishte pro-perendimor ose pro-rusë. Në takim më vonë ishte bashkangjitur edhe Jane Qento ku më pas edhe ishin fotografuar.

Betmeni, Durllovski, Jovanovski dhe Damovskin i kamë takuar në pallatin e VMRO-DPMNE-së. Ata shkonin tek Kirill Bozhinovski, i njohur edhe si arkëtari i VMRO-DPMNE-së. Unë dëshmoj se 80 për qind e njerëzve në protesta ishin nga VMRO-DPMNE-ja. Kurse vetëm 20 për qind ishin qytetarë të rëndomtë.

© ZHURNAL 06.12.2018, 12:57 | Xh.I. | 1,776 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."