Pivovarov: Hetimet të konfirmojnë nëse ushtria ka marrë pjesë aktive në incidentet në Kuvend
maqedonia
Pivovarov: Hetimet të konfirmojnë nëse ushtria ka marrë pjesë aktive në incidentet në Kuvend

Pivovarov: Hetimet të konfirmojnë nëse ushtria ka marrë pjesë aktive në incidentet në Kuvend

Shkup, 6 dhjetor - Me shumë mundësi qëllimi ishte që të shpallet gjendje lufte dhe çështje tjetër është se çfarë do të ndodhte me shtetin. Hetimet duhet të konfirmojnë informatat se nëse ushtria në mënyrë aktive ka marrë pjesë në incidentet në Kuvend.

Indikative është ajo që Nikolla Gruevski nuk ka qenë në shtet, dhe duhet të hetohes nëse udhëtimi për në Vjenë ka qenë vetëm alibi, transmeton Zhurnal.

Kështu, me fjalë të shkurta, ish agjenti i shërbimit sekret Vlladimir Pivovarov ka analizuar deklaratat e fundit në Gjykatë si dhe dyshimet e hetimeve për ngjarjet e 27 prillit që në mënyrë indirekte gushtin e drejtojnë drejte Shërbimit për siguri dhe kundërzbulim dhe drejt rezidencës presidenciale në Vodno. Në këtë konteskt interpretohet edhe paraburgimi i Vlladimir Atanasovskit, i cili në atë kohë ka qenë drejtor i DSK-së.

Sipas Pivovarov, kanë ekzistuar dy situata kur duhej të shpallet gjendje lufte.

"Së pari, me qëllim është lëshuar lajmi se Zijadin Sela ka vdekur me qëllim që të mbjellin revoltë te shqiptarët dhe të shkaktohet konflikt. Së dyti, tentuan të inskenojnë konflikt mes partive me çka lideri i LSDM-së dhe bashkëpunëtorët e tij do ta ftonin antarësinë dhe mbështetësit e partisë të vijnë dhe të ndihmojnë në Kuvend. Në të dyja rastet do të vinte deri te një gjakëderdhje që do të përmbushnin kushtet për të shpallur gjendje lufte", potencon Pivovarov për "Nezavisen Vesnik".

© ZHURNAL 06.12.2018, 13:30 | Xh.I. | 1,840 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."