Haradinaj takon përfaqësuesit e GIZ-it për ngritje të cilësisë së arsimit në vend
kosova
Haradinaj takon përfaqësuesit e GIZ-it për ngritje të cilësisë së arsimit në vend

Haradinaj takon përfaqësuesit e GIZ-it për ngritje të cilësisë së arsimit në vend

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, për të biseduar rreth zhvillimit të cilësisë së arsimit në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se ngritja e cilësisë së arsimit në vend është synim parësor qeverisës dhe për këtë qëllim është rritur buxhetin për 12 për qind, njofton Klan Kosova.

“Sot në takim me përfaqësuesit e GIZ-it gjerman, prirë nga udhëheqësi i projektit Boris Scharlowski, me ambasadorin Christian Heldt dhe ministrin e arsimit të Kosovës, u dakorduam që së bashku t’i jetësojmë projektet e GIZ që mbështesin cilësinë në arsimin tonë, me avancimin e reformave si dhe me aplikimin e arsimimit dual, teorik dhe profesional”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij të Facebook-ut.

“Përmirësimi i sistemit të arsimit, krijimi i shkollave kampione sipas modelit gjerman, menaxhimi i shkollave, gjithë përfshirja dhe përmirësimi i rolit të mentorëve, me qëllim që të kemi një diplomë të konkurrueshme me shtetet e BE-së, janë disa nga prioritetet dhe ndihma e shtetit gjerman në adresimin e këtyre projekteve ishte dhe mbetet e domosdoshme”.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:09 | Xh.I. | 201 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."