Gjinekologu Damçevski ka ikur në Bullgari me pasaportë bullgare
maqedonia
Gjinekologu Damçevski ka ikur në Bullgari me pasaportë bullgare

Gjinekologu Damçevski ka ikur në Bullgari me pasaportë bullgare

Shkup, 6 dhjetor - Gjinekologu Nikollçe Damçevski i cili për nëntë muaj ka gënjyer një paciente se është shtatzën, ka ikur nga Maqedonia me pasaportë bullgare. Gjykata Themelore Shkupi 1 për SDK kanë theksuar se në mëngjesin e sotëm e kanë gjetur pasaportën maqedonase të Damçevskit në depon në Gjykatë, transmeton Zhurnal.

"Damçevski ka pasur masë për sigurimin e pjesmarrjes, gjegjësisht për shkak të rrezikut nga ikja dhe kjo masë nuk i është shlyer deri në atë moment kur vendimi të hy në fuqi. Gjatë muajit të kaluar gjykatës për zbatimin e sanksioneve i ka shkruar një akt udhëzimi për mbajtjen e dënimit me burg prej nëntë viteve", thonë nga Gjykata.

© ZHURNAL 06.12.2018, 11:42 | Xh.I. | 3,486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."