Pse shqelmojnë foshnjat në barkun e nënës?
medicina
Pse shqelmojnë foshnjat në barkun e nënës?

Pse shqelmojnë foshnjat në barkun e nënës?

Kur gratë ndjejnë shqelmat e foshnjave në barkun e tyre kjo nënkupton se ata janë duke eksploruar vendin nga i cili rrethohen, ka treguar një studim i ri.

 

Hulumtimi i realizuar nga Kolegji Universitar në Londër u bë duke analizuar valët e trurit të 19 foshnjave dyditëshe, disa prej të cilave kishin lindur para kohe andaj dhe mendohet se kishin sjelle si të ishin ende në mitër.

 

Ku foshnjat shqelmonin aktivizohej një regjion i trurit që lidhet me aftësitë ndjesore dhe mendohet të jetë kritike për t’i ndihmuar ata që ‘të njihen’ me trupat e tyre.

 

Madhësia e këtyre valëve të trurit ishte më e madhe tek foshnjat e parakohshme – ekuivalente me tremujorin e fundit.

 

Shqelmimet kur foshnjat u bënë disa javësh nuk nxitën më këto valë të trurit.

© ZHURNAL 06.12.2018, 15:55 | Z.H. | 1,334 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."