Vlerat shëndetësore të limonit
medicina
Vlerat shëndetësore të limonit

Vlerat shëndetësore të limonit

Dobitë shëndetësore të limonit

 

Limonët përmbajnë shumë përfitime shëndetësore në lëngun e tyre, lëkurën dhe në pjesën e brenshme.

 

Ky frut ka një numër përbërësish duke përfshirë flavonoidet, limonoidet dhe polifenolet, transmeton Klan Kosova.

 

Por, përderisa disa nga përfitimet e këtij fruti janë: prezenca e lartë e vitaminës C, e cila njihen mirë, të tjerat duhet të hulumtohen ende.

 

Ne ju sjellim disa përfitimet shëndetësore nga limoni:

 

Vitamina C

 

Limonët janë shumë të pasur me vitaminë C, kështu që nëse nuk dëshironi të sëmureni për shkak të mungesës së vitaminës C, përfshijeni limonin në dietën tuaj ditore.

 

Anemia

 

Vitamina C në vete nuk e lufton aneminë, por mund të rrisë fuqinë e hekurit që e parandalon këtë gjendje, shkruan albeu. Shtrydhni pak limon në sallatën tuaj, jo vetëm për shije, por edhe për përfitim të plotë të hekurit.

 

Rreziku nga sulmi në zemër

 

Asociacioni Amerikan i Zemrës raporton se gratë të cilat hanë sasi të larta të limonit kanë rrezik më të ulët për t’u prekur nga sulmi se sa ato të cilat hanë pak.

 

Shëndeti i lëkurës

 

Ndoshta e keni vërejtur vitaminën C në përbërësit e shumë produkteve të kujdesit për lëkurën, dhe kjo për shkak se vitamina C është çelësi për prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni është shumë i rëndësishëm për lëkurën, fortësinë dhe elasticitetin e saj.

 

Vitamina C në limon ka gjithashtu veti antihelmuese. Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit, redukton inflamacionin dhe e bënë dritën e diellit më efektive.

 

© ZHURNAL 06.12.2018, 14:22 | Z.H. | 2,269 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."