Promovohet internet platforma kundër korrupsionit në Maqedoni
maqedonia
Promovohet internet platforma kundër korrupsionit në Maqedoni

Promovohet internet platforma kundër korrupsionit në Maqedoni

Shkup, 6 dhjetor - Me shënimin e Ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë sot do ta promovojë internet platformën “prijavikorupcija.mk” para studentëve të Universitetit “Shën Kirili Dhe Metodi” në Shkup.

Prezantimi do të jetë joformal, në vendet e vendosura në të gjitha fakultetet në kampin e Universitetit “Shën Kirili Dhe Metodi”, ku studentët dhe profesorët do të kenë mundësi që në mënyrë direkt të informohet dhe ta testojnë platformën.

Korrupsioni dhe konflikti i interesave janë fenomene ku në të gjitha analizat relevante ceket se ende në të shumtën e rasteve mbetet e pa dënuar, ndërsa perceptimi i qytetarëve është se lufta kundër korrupsionit nuk jep rezultate të kënaqshme.

Përmes internet platformës për raportimin e korrupsionit, krahas evidentimit dhe mbikëqyrjes të rasteve, Komiteti do të mundësojë edhe ndihmë juridike falas për viktimat e veprimeve të korrupsionit.

© ZHURNAL 06.12.2018, 10:02 | D.J. | 944 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."