Jenna Dewan beson akoma në dashuri…
showbiz
Jenna Dewan beson akoma në dashuri…

Jenna Dewan beson akoma në dashuri…

Jenna Dewan vazhdon të besojë në dashuri edhe pas ndarjes nga burri i saj Channing Tatum në muajin prill, transmeton Klan Kosova.

“Unë nuk u largova nga ndjenjat e mia. E lashë veten të qaja, e lashë veten të brengosem”, tha ajo për Cosmopolitan.

“Kjo është një nga situatat ku unë do të shoh dritën”.

Dewan, e cila paraqiti kërkesën për divorc nga Tatum, nuk ka hequr dorë nga dashuria.

“Unë akoma besoj në dashuri por gjithsesi besoj se ajo fillon me të vërtetë duke gërmuar thellë dhe duke mësuar se si ta duash veten”, shpjegoi ajo.

Ajo aktualisht është e lidhur me Steve Kazee.

Edhe Channing Tatum është duke shijuar romancën e tij me këngëtaren britanike Jessie J.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:23 | Z.H. | 541 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."