Robin Krasniqi pozon pranë skulpturës së Angelina Joliet, e krahason bukurinë e saj me atë të Heidit
showbiz
Robin Krasniqi pozon pranë skulpturës së Angelina Joliet, e krahason bukurinë e saj me atë të Heidit

Robin Krasniqi pozon pranë skulpturës së Angelina Joliet, e krahason bukurinë e saj me atë të Heidit

Boksieri i njohur Haxhi ‘Robin’ Krasniqi, muaj më parë ka mbrojtur titullin e kampionit të Evropës në kategorinë super të mesme në boksin profesionist (EBU) përballë kundërshtarit të tij, Ronny Landaeta.

Ai është një personazh mjaft i përfolur edhe në mediat rozë, kjo për faktin se ai tash e sa kohë është i fejuar me modelen e njohur, Heidi Lushtaku.

 

Dyshja janë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, gjersa shfaqen shpesh së bashku në udhëtime të ndryshme.

Robin së fundmi ka vizituar muzeun ‘Madame Tussauds’ në Londër.

 

Ai atje po ashtu ka parë nga afër edhe skulpturën e aktores me famë botërore, Angelina Jolie.

Krasniqi ka realizuar një fotografi pranë saj, të cilën më pas e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

 

Duke marrë parasysh bukurinë e saj, Robin ka vendosur të ngacmojë të fejuarën e tij, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Heidi pse s’po më fol?”.

Me këtë ai ka dashur të bëhet romantik duke krahasuar bukurinë e Angelinës me atë të Heidit, me të cilën nëse shikohet nga pamja e kësaj skulpture, kanë njëfar ngjashmërie. /Telegrafi/

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:15 | Z.H. | 1,278 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."