Nxehen sërish gjakrat, Madonna akuzon Lady Gaga-n për kopjim
showbiz
Nxehen sërish gjakrat, Madonna akuzon Lady Gaga-n për kopjim

Nxehen sërish gjakrat, Madonna akuzon Lady Gaga-n për kopjim

Prej vitesh Lady Gaga dhe Madonna nuk kanë një marrëdhënie të mirë. Pas një periudhe relativisht të qetë, duket se janë nxehur sërish gjakrat mes dy këngëtareve.

Së fundmi Madonna ka akuzuar indirekt, Lady Gaga-n se i ka vjedhur një nga shprehjet e saj më të famshme.

Drama mes tyre filloi në kohën kur në rrjete sociale po shpërndahej me shpejtësi një video e Gagas. Në video këngëtarja shprehej:

“Mund të jenë 100 njerëz në një dhomë dhe 99 prej tyre nuk të besojnë, por rëndësi ka vetëm njëri, sepse ndryshon gjithë jetën tënde”.

Megjithatë siç duket kjo shprehje është e njëjtë me atë që Madonna ka thënë në vitet ‘80. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ videon në të cilën dëgjohej duke thënë:

“Nëse ka 100 njerëz në një dhomë dhe 99 thonë se të pëlqyen, unë kujtoj personin e vetëm që nuk më pëlqeu”.

Më pas në një postim tjetër në rrjete sociale, Madonna shkruante: “Mos u merr me mua”, duke pasur nga komente të shumta nga fansat e saj dhe të Lady Gagas.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:09 | Z.H. | 513 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."