Hapet konventa e tretë e përpunuesve të drurit në Kosovë
kosova
Hapet konventa e tretë e përpunuesve të drurit në Kosovë

Hapet konventa e tretë e përpunuesve të drurit në Kosovë

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno sot do të hapin konventën e tretë vjetore të përpunuesve të drurit në Kosovë.

Rreth 18 kompani të përpunimit të drurit do të paraqesin produktet e tyre të realizuara në Kosovë ku përfshihen mobilet e drurit, dyert, dritaret dhe produktet e enterierit në një ekspozitë gjatë kësaj ngjarjeje.

Prezantimet dhe diskutimet e forumeve të industrisë do të mbahen rreth një sërë temash, duke përfshirë tregimet e suksesit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet industria, teknologjitë e reja në përpunimin e drurit, aktivitetet e donatorëve në këtë sector si dhe bashkëpunimin në mes të universiteteve dhe sektorit privat.

Fuqizimi i Sektorit Privat i USAID-it dhe Shoqata Kosovare e Përpunuesve të Drurit kanë hy në partneritet për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen e industrisë së përpunimit të drurit në Kosovë. Konventa e Përpunuesve të Drurit e cila mbahet çdo vit dhe ofron një platformë të rrjetëzimit për prodhuesit kosovarë të drurit të përpunuar, agjencitë qeveritare, donatorët, blerësit ndërkombëtar dhe të gjithë akterët relevant në kuadër të industrisë së përpunimit të drurit.

© ZHURNAL 05.12.2018, 09:25 | Xh.I. | 287 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."