Sot ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA
kosova
Sot ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Sot ora e parë e mësimit i kushtohet raporteve Kosovë-SHBA

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka vendosur që sot në orën e parë të mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës të mësohet për raportet Kosovë-Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i ministrit Bytyqi vjen në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike.

Vendimi i ministrit:

Të dashur qytetarë, nxënës e mësimdhënës, Në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan , z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike, kam marrë vendim që të mërkurën, më 5 dhjetor 2018, të gjitha institucionet e arsimit para universitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtet ndërtimit

© ZHURNAL 05.12.2018, 09:22 | Xh.I. | 568 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."