Tarifat e larta, studentët e Inxhinierisë vijojnë protestat
shqiperia
Tarifat e larta, studentët e Inxhinierisë vijojnë protestat

Tarifat e larta, studentët e Inxhinierisë vijojnë protestat

Tiranë, 5 dhjetor - Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistitkës kanë vijuar edhe këtë të mërkurë me protesta kundër rritjes së tarifave nga shteti për provimet e mbartura.

Ata janë mbledhur para Fakultetit të Inxhinierisë duke kërkuar heqjen e tarifave për provimet e mbartuar.

Kjo është dita e dytë e protestës që studentët e Inxhinierisë zhvillojnë kundër rritjes së tarifave, ndërkohë që ende nuk ka një qëndrim nga MAS dhe rektorati për këtë çështje.

© ZHURNAL 05.12.2018, 09:20 | Xh.I. | 551 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."