Ekstradohet kosovari në Mal të Zi nga Interpol Tirana
kosova
Ekstradohet kosovari në Mal të Zi nga Interpol Tirana

Ekstradohet kosovari në Mal të Zi nga Interpol Tirana

Shtetasi kosovar Xh.B., 39-vjeç, ishte arrestuar kohë më parë nga Policia e Shqipërisë pasi i njëjti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ai u arrestua pasi Gjykata e Kolasin – Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj heqje lirie, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, transmeton Indeksonline.

Kosovari dje është ekstraduar nga Interpol Tirana tek autoritetet malazeze.

“Më datë 04.12.2018, në S.P.K.M Hani i Hotit, u ekstradua në dalje, nëpërmjet Z.Q.K. Interpol Tirana, shtetasi kosovar Xh.B., vjeç 39, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kolasin – Mali i Zi, e ka dënuar me 1 vit e 2 muaj hiqe lirie, për veprën penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, parashikuar nga nenet 240/1 paragrafi i parë lidhur dhe me nenin 23 dhe 49, neni 403/2 të Kodit Penal të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

© ZHURNAL 05.12.2018, 21:45 | T.E. | 938 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."