Shpend Ahmeti thotë se sot ajri në Prishtinë është tepër i pastër!
kosova
Shpend Ahmeti thotë se sot ajri në Prishtinë është tepër i pastër!

Shpend Ahmeti thotë se sot ajri në Prishtinë është tepër i pastër!

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se ndotja e ajrit duhet të luftohet gjatë gjithë vitit.

Ai përmes një statusi ka treguar se për gjatë vitit të kaluar çfarë masa ka marrë komuna për ta ulur ndotjen.

“Dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë të cilat i mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook, transmeton lajmi.net.

Shkrimi tij i plotë i kryetarit Ahmeti:

Indeksi i cilësisë së ajrit mbrëmë ka arritur vlerën prej 493 (rrezikshëm për shëndet)

Sot, indeksi i cilësisë së ajrit është 38 (tepër pastër).

Dallimi kryesor i situatës prej mbrëmë deri sot janë parametrat e shtypjes atmosferike dhe lagështisë të cilat I mbajnë grimcat e ndotjes në lartësi të ulët të cilat e bëjnë të vështirë frymëmarrjen.

Ndotja duhet të luftohet gjatë gjithë vitit dhe është politikë afatgjate, dhe nga viti I kaluar janë ndërmarr këto masa

Zgjidhja afatgjate për përdorimin e qymyrit për ngrohje është ngrohja qendrore dhe kogjenerimi. Kjo mund të bëhet me dyfishimin e kapaciteteve të kogjenerimit në KEK.

Kosto e instalimit të pajisjeve -24.8 milion euro dhe vendimi politik. Pastaj vjen edhe kosto e zgjerimit të rrjetit në dhjetëra miliona euro.

Momentalisht Termokos është në proces të tenderimit të zgjerimit të rrjetit aktual dhe kapaciteteve aktuale.

BE ka zotuar edhe 13 milion për dyfishimin e kapaciteteve.

Me vullnet politik dhe financim brenda 5 – 7 viteve do të mund të kyçet krejt qyteti në rrjet.

Investime në transportin publik dhe mbyllje graduale e disa rrugëve në qendër.

Janë investuar mbi 11 milion euro në transport publik por kjo nuk mjafton.

Tani kalojmë në fazën e investimeve në sektorin privat.

Investime në eficiencë të energjisë. Tani kemi ndërruar më shumë se gjysmën e ndriçimit publik në LED dhe do të vazhdojmë edhe më tutje. S

ë shpejti nënshkruajmë fazën e dyte të investimeve në n;dërtesat publike për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike.

Kemi bërë investimet nëpër shkolla dhe institucione tjera dhe më nuk ka institucione që ngrohen me qymyr.

Rritja e hapësirave të gjelbërta – kemi shtuar numrin e drunjve që mbjellim për çdo vjet në 7 mijë. Po investojmë nëpër parqe për të shtuar edhe më tutje hapësirat.

Niveli qendror

Duhet të ketë edhe më tutje investime në filterët e disa prej gjeneratorëve në KEK. Sivjet për here të pare është ndaluar dhënia falas e qymyrit për punëtorët e KEK.

Duhet të sigurohen investime për të ndaluar ngrohjen me qymyr në institucionet shkollore në gjithë teritorrin e Republikës.

Duhet që as mos të na shkojë mendja në importimin e veturave më të vjetra se 10 vite.

Për shtypje atmosferike e lagështi nuk kemi çka bëjmë por për tjerat janë zgjedhje e vendime që ne si qytetarë i marrim gjatë gjithë vitit.

© ZHURNAL 05.12.2018, 13:07 | Xh.I. | 312 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."