Rama reagon ndaj studentëve: A jeni dakord ju qytetarë të paguani për ngelësit?
shqiperia
Rama reagon ndaj studentëve: A jeni dakord ju qytetarë të paguani për ngelësit?

Rama reagon ndaj studentëve: A jeni dakord ju qytetarë të paguani për ngelësit?

Tiranë, 5 dhjetor - Ndërkohë që studentët po protestojnë për realizimin e kërkesave të tyre, ka ardhur dhe përgjigjia e kryeministrit Edi Rama.

“Me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot”, ka thënë Rama

Kryeministri i ka kthyer përgjigje një komentuesi, i cili i kishte shkruar: “Leri fotot zoti Rama po shiko dhe zgjidh hallin e studenteve se kane bere kaps Tiranen mos mbaje ministra medioker e pa shkolle osr me shkolle UFO”.

© ZHURNAL 05.12.2018, 13:04 | Xh.I. | 803 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."