Një javë i zhdukur, prindërit e 21-vjeçarit: Dyshojmë se e thirri një shok
shqiperia
Një javë i zhdukur, prindërit e 21-vjeçarit: Dyshojmë se e thirri një shok

Një javë i zhdukur, prindërit e 21-vjeçarit: Dyshojmë se e thirri një shok

Tiranë, 5 dhjetor - Është larguar pa lënë gjurmë një 21 vjeçar në Maqellarë. Prindërit e një 21-vjeçari alarmuan mungesën e djalit të tyre prej një jave.

I riu, Mateo Aga, është zhdukur pa gjurmë mbrëmjen e një jave më parë, sipas prindërve.

Ata kanë rrëfyer edhe lëvizjet e fundit të djalit të tyre, përpara se të zhdukej. Në orën 21.35, pasi ka dalë nga një lokal në Maqellarë, ka vajtur në shtëpi në fshatin Grezhdan me makinën e një bashkëfshatari.

Aty ka hequr rrobat që kishte veshur dhe mendohet se ka veshur rroba të tjera dhe një xhup ngjyrë ushtarake. Prindërit thonë se i riu nuk ka patur telefon me vete dhe bisedat i bënte nga telefonët e shokëve. Ata dyshojnë se djali i tyre ka dalë nga shtepia, pasi është thirrur nga ndonjë shok.

Nga ai moment prindërit nuk kanë asnjë informacion për djalin.

Ndërkohë policia vendore e ka shpallur person të zhdukur 21-vjeçarin dhe ka dorëzuar dokumentat në prokurori.

© ZHURNAL 05.12.2018, 13:03 | Xh.I. | 407 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."