Samsungu përdor fotografi profesionale për të reklamuar kamerën e A8-shit
teknologji
Samsungu përdor fotografi profesionale për të reklamuar kamerën e A8-shit

Samsungu përdor fotografi profesionale për të reklamuar kamerën e A8-shit

Fotografja Dunja Gjugjiq po akuzon prodhuesin më të madh në botë të smartfonëve se ka përdorë njërën nga fotografitë e saj dhe e ka prezantuar atë në uebfaqen e tij zyrtare si një foto e shkrepur nga Galaxy A8 Star.

 

Në një postim në “DIY Photography”, Gjugjiq tregon se si Samsungu është duke përdorë fotografitë e saj, të shkrepura me aparat profesional (DSLR), për të ‘treguar’ formatin portret të Galaxy A8-shit, transmeton Koha.net. Fotografja e ka vërejtur fotografinë e saj pasi është ngarkuar në komunitetin “EyeEm” dhe është shitur nga bashkëpunëtori i këtij komuniteti, Getty Images.

 

Gjugjiq, nën emocione për të parë se kush e bleu fotografinë e saj dhe se si po e përdornin, e kuptoi se Samsungu e kishte publikuar fotografinë e saj në uebfaqen zyrtare në Malajzi të cilën e prezantuan atë si foto të shkrepur nga Galaxy A8 Star.

 

Ajo ka vërejtur se fotografia e saj në versionin e Samsungut ka pasur ndërhyrje me Photoshop. Dallimi më i madh mes dy fotografive është prapavija, e cila është ndërruar komplet në fotografinë e re të publikuar në uebfaqen e Samsungut. Me këtë fotografi të Gjugjiqit, Samsungu ka dashur të tregojë efektin e opsionit “portret” i cili mundëson që një pjesë të caktuar ta bëni të turbullt.

 

Kjo nuk është hera e parë që gjiganti i teknologjisë, Samsung, është treguar i pandershëm ndaj konsumatorëve të vet. Më herët këtë vit, kompania ka përdorë disa fotografi të huaja në një fushatë të mediave sociale dhe i ka prezantuar si fotografitë e shkrepura me kamerën e Galaxy A8-shit.

© ZHURNAL 05.12.2018, 12:17 | Z.H. | 1,142 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."