Greqi, ekzekutohet një tjetër shqiptar
shqiperia
Greqi, ekzekutohet një tjetër shqiptar

Greqi, ekzekutohet një tjetër shqiptar

Fund tragjik ka patur një tjetër shqiptar me banim në Kavala të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Ajo Gjeorgjiu” në qendër të Kavales, ku rreth orës 22:00  të mbrëmjes së të martës banorët dëgjuan dy të shtëna armësh.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe gjeti trupin e pajetë të të riut shqiptar, i identifikuar si Andon Ndoi vetëm 18 vjeç, i cili sipas të dhënave jetonte prej vitesh bashkë me prindërit në Kavala.

Policia bëri të ditur se viktima ka dy goditje më arme zjarri nga afër gjë që ka sjellë edhe vdekjen e menjëhershme.

Ne dorën e viktimës janë gjetur disa kartëmonedha 50 euroshe. Një gjë e tille sipas policisë largon mundësinë  e një grabitjeje dhe lë për të dyshuar se personi mund të kishte probleme te tjera me autorët.

Gjithësi policia bëri të ditur se viktima nuk kishte patur asnjëherë probleme me ligjin. Policia ka bërë disa arrestime përreth zonës së vrasjes dhe prindërit e 18-vjeçarit janë paraqitur në polici për të dëshmuar.

Trupi i viktimës u transferua në spitalin e Kavallës, ku do ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:06 | Xh.I. | 580 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."