E konfirmon Sarri: Hazardin po e pret kontrata e re në tavolinë
sport
E konfirmon Sarri: Hazardin po e pret kontrata e re në tavolinë

E konfirmon Sarri: Hazardin po e pret kontrata e re në tavolinë

Maurizio Sarri ka thënë se një kontratë e re është duke e pritur në tavolinë Eden Hazardin, por insiston se i takon vetë belgut të vendosë se a dëshiron ta nënshkruajë apo jo.

Marrëveshja aktuale e Hazardit me Chelsea mbaron në verën e vitit 2020 dhe ai nuk e ka mbajtur të fshehtë faktin se ëndrra e tij është të luajë në Real Madrid edhe pse dëshiron të vazhdojë me Chelsean, transmeton Gazeta Express.
powered by Rubicon Project

Sarri tha dje se klubi është i gatshëm t’ia zgjasë atij kontratën menjëherë.

“Klubi është i gatshëm për kontratë të re menjëherë, po i takon atij të vendosë nëse dëshiron ta ripërtërijë apo jo”, tha Sarri.

“Unë e dua Edenin këtu, natyrisht, por e dua këtu vetëm nëse ai dëshiron të qëndrojë”, insistoi ai.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:04 | Xh.I. | 625 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."