Hakerët sulmojnë ueb-faqen e RTK-së
kosova
Hakerët sulmojnë ueb-faqen e RTK-së

Hakerët sulmojnë ueb-faqen e RTK-së

Prishtinë, 5 dhjetor - Ueb-faqja e portalit të Radio Televizionit Publik të Kosovës është hakuar. Kjo ueb-faqe, edhe pas disa orësh akoma është jashtë funksionit.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, i cili ka shkruar se ende nuk dihet se nga ka ardhur ky sulm kibernetik i cili e ka nxjerrë jashtë funksionit portalin e televizionit publik.

Ka njoftuar se ueb-faqja u është sulmuar gjatë natës së mbrëmshme.

“I njoftoj percjellesit e web-faqes se RTK qe jemi hakuar para pak çastesh. Kerkojme ndjese nga percjellesit tane qe nuk do te kene mundesi te qasen ne web-in tone deri sa ta rregullojme. Ju falenderoje per mirekuptim! P.S. keta jane hakeret e panjohur!”, ka shkruar ai.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:12 | Xh.I. | 569 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."