Haradinaj takohet me Braathu, flasin për thellim të bashkëpunimit
kosova
Haradinaj takohet me Braathu, flasin për thellim të bashkëpunimit

Haradinaj takohet me Braathu, flasin për thellim të bashkëpunimit

Prishtinë, 5 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE- së në Kosovë.

Haradinaj e ka falënderuar ambasadorin Braathu për përkrahjen e vazhdueshme që OSBE-ja e ka dhënë për institucionet e Kosovës duke shtuar se bashkëpunimi mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së në Kosovë është në dobi të forcimit të institucioneve demokratike të vendit si dhe të qeverisjes së mirë, në funksion të një shoqërie me mundësi të barabarta për gjithë qytetarët dhe komunitetet.

Haradinaj dhe Braathu kanë diskutuar për gjendjen e përgjithshme politike në Kosovë si dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen, njofton Klan Kosova.

Në këtë takim janë shpalosur edhe prioritetet e misionit të OSBE-së për vitin e ardhshëm, duke u dakorduar nga të dyja palët për forcimin e partneritetit.

Ambasadori Braathu e falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme, derisa ka siguruar se do të vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

© ZHURNAL 05.12.2018, 11:11 | Xh.I. | 710 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."