Tre persona vjedhin derivatet e një veture në Fushë Kosovë
Prishtinë, 5 dhjetor - Policia ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj në Fushë Kosovë, nën dyshimin se të njëjtit në veturën e ankuesit mashkull K/Shqiptar i kanë vjedhur derivatet.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë, ku gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në automjetin e të dyshuarve janë gjetur dhe janë sekuestruar: një thikë, një maskë, një kaçavidë, një palë dorëza dhe një bateri.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
© ZHURNAL 05.12.2018, 11:10 | Xh.I. | 1,594 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."