22 eurodeputetë kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën
kosova
22 eurodeputetë kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

22 eurodeputetë kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

22 anëtarë të Parlamentit Evropian i janë drejtuar Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe kreut të përhershëm përfaqësues të Austrisë, Nikolaus Marschik, përmes një letre të hapur duke kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në këtë letër eurodeputetët kanë theksuar se e konsiderojnë si vitale heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Ata i kanë bërë thirrje Këshillit që të caktojë një votim lidhur me këtë çështje dhe që vizat për kosovarët të liberalizohen sa më shpejtë.

Eurodeputetët rikujtuan që më 18 qershor 2018 Komisioni Evropian pati konfirmuar se Kosova ka përmbushur dy kushtet e mbetura për liberalizim të vizave – atë të demarkimit të kufirit me Malin e Zi dhe fuqizimin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit.

Në letër gjithashtu thuhet se liberalizimi i vizave do të sjellë stabilitet në Kosovë dhe do e afrojë atë me BE-në.

© ZHURNAL 04.12.2018, 16:04 | Xh.I. | 1,564 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."