Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama
shqiperia
Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama

Balliu tek shtëpitë që po shemben: Ky është Edi Rama

Tiranë, 4 dhjetor - Deputeti i PD, Klevis Balliu, ndodhet pranë banorëve të Laprakës, të cilët sot po rezistojnë me të gjitha forcat për të mos lejuar shembjen e shtëpive të tyre.

Pas incidentit që sapo ndodhi, kur Policia hyri më forcë brenda një shtëpie dykatëshe dhe nxori prej saj, burrë e grua, Balliu tha: ‘’Kjo do të thotë se çfarë do të thotë të fitojë Edi Rama. Kjo është pamja e fitores së Edi Ramës. Shembja e shtëpive të qytetarëve. Kanë protestuar si qytetarë, s’kanë ushtruar asnjë dhunë. Janë përpjekur të flasim me Policinë e Shtetit. Zonja është munduar të diskutojë me Policinë e shtetit, të diskutojë me drejtorët e bashkisë, si njeri, si qytetar.

‘’I kërkova tre ditë kohë….’’ dëgjohet zëri i zonjës në sfond, ndërkohë që shtëpia shembet pas shpinës së saj./ar.sh/SYRI.NET 

Banorëve të Laprakës u prishen pronat pa asnjë paralajmerim. Shtepitë e tyre janë të legalizuara. Deputeti Klevis Balliu deklaratë për mediat.

© ZHURNAL 04.12.2018, 16:02 | Xh.I. | 743 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."